Telegrafi

​Mustafa bisedon me ambasadorin O’Connell për dialogun me Serbinë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se sot ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në takim është biseduar siç ka thënë “për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për rolin e LDK-së”.

Të nderuar miq, Sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Ruairi O’Connell. Biseduam për situatën aktuale në vendin tonë, në veçanti për nevojën e çuarjes përpara të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rolin e LDK-së. Ambasadorit O’Conelli iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar si dhe për qëndrimet parimore ndaj procesit të dialogut. Në takim mori pjesë edhe z. Bajram Gecaj.