Shtetasit kosovarë që jetojnë në Itali, prej sot do t’u ofrohen shërbime konsullore për të gjithë qytetarët edhe në qytetin e Barit të Italisë, në ndërtesën ku ndodhet Konsullata e Shqipërisë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, shërbimet ofrohen në bazë të marrëveshjes ndërshtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë për të mbështetur njëra-tjetrën në shërbimin diplomatik dhe konsullor.
“Ofrimi i shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmjet Shqipërisë për në Kosovë. Posti Konsullor i Republikës së Kosovës do të jetë i vendosur pranë Konsullatës së Shqipërisë në Bari në adresën Corso Vittorio Emanuele 171.70122 Bari”, thuhet në njoftim