Dy trajnerët e famshëm njihen për rivalitetin e zjarrtë mes vete.
Rivaliteti mes Jose Mourinhos dhe Pep Guardiolës ka lindur në kohën kur këta të dy ishin nën drejtim të Real Madridit përkatësisht Barcelonës.Sot ata janë sërish rivalë brenda një qyteti, me skuadrat e Manchester United dhe Manchester City.
Ndonëse duelet verbale mes të dyve ndonjëherë kanë tejkaluar kufijtë, Mourinho thekson se nuk ka asgjë personale me Guardiolën.
“Në Spanjë ka qenë gjithmonë gara mes Realit dhe Barcelonës, prandaj është normale që është folur vetëm për këto dy klube”, ka thënë Mourinho.
“Për tre vite kemi qenë vetëm ne. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve, titujt e La Ligës, finalet e Kupës së Mbretit, Super Kupat. Gjithçka sillej vetëm rreth Realit dhe Barcelonës”.
“Ndërsa në Angli është shumë më ndryshe dhe këtë e dija që në fillim”.“Shumë njerëz kanë menduar gabimisht, se rivaliteti ynë kishte kaluar në diçka personale, por ne gjithmonë e kemi mohuar këtë gjë”.
“E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një periudhe të caktuar në historinë e dy klubeve ku padyshim se edhe ne të dy kemi qenë protagonistë”, ka përfunduar Mourinho. /KP/Telegrafi/