Motorola prezantoi gjeneratën e shtatë të telefonave të serisë G për segmentin e mesëm.
Modelet e reja vijnë me procesorë më të shpejtë dhe më të mirë, kamera dhe nga mesi i shkurtit do të gjenden në Evropë.
Linja e re përbëhet nga telefonat standardë Moto G7, Moto G7 Plus, Moto G7 Power dhe Moto G7 Play.
Moto G7 Plus është modeli më i fuqishëm në linjën e re të telefonave, dhe tipari kryesor i tij është fotografia.
Telefoni ka një kamerë 16MP + 5MP në anën e pasme, e cila është e optimizuar për të shkrepur në kushte të dobëta të ndriçimit.
Sensori 16MP përmban një piksel të madh 1.22μm, aperturë f / 1.7 dhe stabilizim optik të imazhit për fotot, plus stabilizimin elektronik të videos. Ekziston edhe një kamerë selfi me 12 MP.
G7 Plus përdor çipin Snapdragon 636, 3GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtje, e cila mund të zgjerohet përmes microSD.
Pajisja ka sistemin e operimit Android 9 Pie. Ky është telefoni i parë Moto me mbështetje për mbushësin e ri 27W TurboPower, dhe premton 12 orë punë me mbushje për vetëm 15 minuta. Bateria ka kapacitet 3000mAh.
Moto G7 Plus përdorë ekran 6.2-inç LCD. Çmimi i telefonit në Evropë është 300 euro dhe do të jetë në shitje që nga ky muaj.
Moto G7 bazohet kryesisht në të njëjtën pajisje si modeli G7 Plus, por me karakteristika pak më të ulëta dhe çmim më të lirë. Nuk është i njëjti ekran 6.2-inch 1080p + dhe bateri 3000mAh.
Kamerat e pasme janë 12MP për modulin kryesor dhe 5MP për sensorin e thellësisë.
Kamerat mund të regjistrojnë video 4K @ 30fps dhe 1080p @ 30 / 60fps, pasi ato posedojnë EIS dhe hyperlaps për video. Kamera selfi ka një sensor 8MP.
Çipi i telefonit është Snapdragon 632, dhe ka konfigurim të njëjtë të 4GB dhe 64GB për memorie dhe ruajtjen. Telefoni mbështetet në ngarkimin 15W TurboPower. /kp/Telegrafi/