Telegrafi

​Morata kërkon largimin

Alvaro Morata nuk është i kënaqur te Real Madridi.

Ndonëse vetëm gjashtë muaj më parë u rikthye te Reali, pas një aventure dy vjeçare me Juventusi, Alvaro Morata mund të largohet përfundimisht nga ‘Los Blancos’.

Sulmuesi spanjoll nuk po gjen hapësira në skuadrën e Zinedine Zidane dhe durimit të tij duket se i ka ardhur fundi, me lojtarin që po kërkon të gjejë një zgjidhje për t’u transferuar te ndonjë klub ku do të mund të luante rregullisht.

Për Moratan është interesuar Chelsea i Antonio Contes, që është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për lojtarin. Morata ka shënuar gjashtë gola me fanellën e Realit në këtë stinor të La Ligës.