Telegrafi

​Mladiq apelon dënimin për krime lufte dhe gjenocid

Ish-shefi i ushtrisë së serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiq, apeloi sot dënimin e tij me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të vendosur në nëntor nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY).

Avokatët e Mladiçit, që ndryshe quhet “Kasapi i Ballkanit”, i kërkuan dhomës së apelit që “të anulojë të gjitha dënimet e gabuara dhe të lirojë klientin e tyre”.

Ndërkohë, prokuroria ka apeluar gjithashtu duke i kërkuar gjykatës që të shpallë Mladiqin fajtor për një akuzë të dytë për gjenocid. /kp/Telegrafi/