Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, shënoi 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë eveniment të ftuar ishin mbi 1500 zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të tjerë.
Shënimi i përvjetorit u mbajt sonte në sallën e panaireve ndërkombëtare.
Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi duke folur për historinë shqiptare ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara dhe kanë synim rrugëtimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se gjaku, flamuri dhe gjuha “na kanë bërë shqiptarë, por me u ndier krenar me këtë komb është fuqia dhe përcaktimi drejt proceseve euroatlantike”, raporton KosovaPerss.