Telegrafi

​Mediat zvicerane: Faleminderit Shqipëri!

Një prej mediave zvicerane falënderon tifozët shqiptarë.

Portali zviceran ‘20min.ch’, falënderon tifozët shqiptarë që ishin në numër të madh në Francë, dhe kanë përkrahur ashtu siç duhet Kombëtaren e tyre, duke dëshmuar kulturë të lartë dhe ishin shembull në këtë Evropian.

Turneu do të vazhdojë pa vendin e vogël ballkanik, thuhet në shkrim. Megjithatë, futbollistët shqiptarë dhe tifozët e tyre mund të ndjehen fitues.

Gjithashtu shkrimi është shoqëruar edhe me një video ku tregon për tifozët shqiptarë në Francë.