Site icon Telegrafi

​Mbërrin letra e Mogherinit, Qeveria mblidhet nesër

Burime të RTK-së brenda Qeverisë kanë bërë të ditur që ka mbërritur letra e shefës së BE-së, Federica Mogherini dhe se Qeveria do të mblidhet nesër në orën 08:00.

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka bërë të ditur se dje është arritur marrëveshja lidhur me mandatin e EULEX-it dhe se janë duke pritur që të marrin këmbimin e letrës nga shefja e BE-së Federica Mohgerini.

Sipas Mustafës, sapo të vijë konfirmimi nga Brukseli, do të mbajnë një takim në Qeveri ku do të aprovohen ligjet mbi bazën e letërkëmbimit ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së lartë Mohgerini dhe pastaj nesër të procedohen në Kuvend për shqyrtim dhe aprovim.

Exit mobile version