Telegrafi

​Mbappe tek Chelsea? Conte e pëlqen lojtarin

Antonio Conte ka lëvduar talentin e ri të Monacos, Kylian Mbappe.

18 vjeçari, Kylian Mbappe, është duke shijuar sezonin më të mirë në karrierë. Kjo ka bërë që një numër i madh i klubeve evropiane të interesohen për talentin francez.Në mesin e të shumtave, është edhe Chelsea.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

Por, Antonio Conte nuk ka dashur të flasë për spekulimet, duke thënë se Mbappe ka një të ardhme të ndritur.

“Nuk më pëlqen të flasë për lojtarët e skuadrave tjera, por është normale të them në këtë rast se ai është lojtar me perspektiv”, tha fillimisht Conte për “SFR Sport”.

“Ai është ende i ri dhe do të përmirësohet edhe më shumë. Ai ka i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një lojtar i shkëlqyer”, shtoi Conte.