Telegrafi

​Mbappe: Nuk ia kemi frikën Juventusit

Dy gola nga Kylian Mbappe Lottin (Monaco)

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe këmbëngul së ata nuk frikësohen nga Juventusi.

Monaco dhe Juventusi sonte ndeshen në Stade Louis në sfidën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe Mbappe shprehet shumë optimist.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Liges se Kampioneve

“Juventusi është një klub i madh, të gjithë e njohin historinë e tyre”.

“Është një skuadër fantastike, dhe ata duke eliminuar Barcelonën kanë treguar se kanë gjithçka që duhet për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

“Megjithatë, edhe ne kemi cilësi dhe do të bëjmë gjithçka për të vazhduar këtë rrugë”, tha Mbappe. /Telegrafi/