Telegrafi

​Mascherano refuzon Kinën, kërkohet nga Juve

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano ka refuzuar ofertën joshëse nga Kina, raportojnë mediat e huaja.

Por, argjentinasi kërkohet nga klubi italian, Juventus. Kampionët e Italisë janë duket e përgatitur një fushatë në adresë te Barcelonës. Raportohet se Juve është e interesuar për mbrojtësin e ‘Blaugranave’.

Argjentinasi është një nga objektivat e trajnerit te Juvës, Masimiliano Allegri. Thuhet se Juve shumë shpejtë do të nis negociata me klubin katalonas për ish-futbollistin e Liverpoolit.