Aktorja Marlee Matlin është ndier e ofenduar nga kandidati republikan për president të Amerikes, Donald Trump.
Trump e ka quajtur aktoren e “vonuar nga mendtë” gjatë kohës së saj në “Celebrity Apprentice”.
Aktorja ka reaguar përmes rrjetit social Twitter, duke thënë se shprehjet e Trump nuk janë të mira, e aq më pak të bëhen publike në një kohë kaq të rëndësishme për Amerikën, shkruan revista “People”.
Marlie Matlin është aktorja e parë shurdhe që ka fituar çmimin si aktorja më e mirë me rolin e saj në “Children of a lasser god”.