Site icon Telegrafi

​Marina e SHBA-së pranon se pamjet e UFO-ve janë të vërteta

Marina amerikane komentoi për herë të parë që pamjet e objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO) që përshkojnë qiellin ndërsa u monitoruan nga aeroplanët ushtarakë janë vërtet një paralajmërim, dhe është një fenomen që ushtria ende nuk mund ta zgjidhë.

Pamjet e bujshme, të cilat u shfaqën për herë të parë në mediat botërore në dhjetor 2017 – u regjistruan nga pilotët e Marinës amerikane.

Një zëdhënës i Marinës amerikane tha për portalin The Black Vault, i cili merret me zbulimin e sekreteve shtetërore, se pamjet ishin vërtet autentike, që është konfirmimi i parë zyrtar ushtarak që janë marrë pamjet UFO, megjithëse ato tani quhen “një fenomen i identifikueshëm”.

“Marina i emërton këto objekte, të cilat mund t’i shihni në video, si fenomene ajrore të paidentifikuara”, tha Joseph Gradisher, një zëdhënës i Departamentit të Marinës së SHBA-së.

Gradisher shtoi më tej se ne nuk kemi nevojë të shohim këto pamje, pasi Marina nuk i “lëshoi ato në publik”. /kp/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version