Telegrafi

​Madridi lëshon urdhër arresti për Carles Puigdemont

Gjykata Kombëtare Spanjolle njoftoi sonte se ka lëshuar një urdhër evropian për arrestimin e udhëheqësit katalonas, Carles Puigdemont dhe katër ish ministrave të tij.

Gjykata spanjolle i akuzon katalonasit për revoltë, rebelim, keqpërdorim të fondeve publike dhe shkelje të besimit.

Puigdemont gjendet në Belgjikë, ku ka angazhuar edhe një avokat, ndërsa ka njoftuar se nuk ka për qellim që të kërkojë azil në këtë shtet, por se aty do të qëndrojë për një kohë, për shkak të mundësisë më të madhe që ka për të punuar dhe vepruar.