Telegrafi

​Lojërat Olimpike Londër 2012, 23 sportistë pozitiv në testet e dopingut

Komiteti Olimpik ndërkombëtar ka lëshuar një komunikatë tronditëse në lidhje me Lojërat Olimpike të Londrës.

Sipas organit kryesor që drejton gjithçka që lidhet me olimpiadat, 23 sportistë kanë dështuar në testet retrospektivë të anti-dopingut. Këto janë teste që kryhen pas disa vitesh, por që nëpërmjet metodave më inovative zbulojnë nëse atleti ka përdorur apo jo substance të ndaluara.

Emrat nuk bëhen të ditur por është konfirmuar që janë atletë që i përkasin 5 sporteve të ndryshëm. Komiteti olimpik ndërkombëtar do ritestojë 265 sportistë që kanë qenë pjesëmarrës në olimpiadën e Londrës në vitin 2012.

Drejtuesi i dhomës së anti dopingut në Britani e Madhe Pat Myhill deklaroi se lufta ndaj dopingut do ët vijojë dhe se kushdo sportistë që përdor substance të ndaluara do të zbulohet.

Javën e shkuar Komiteti ndërkombëtar kreu 454 teste ndaj atletëve që kishin qenë pjesë e lojërave olimpike të Pekinit ën vitin 2008, nga të cilët 31 rezultuan pozitiv.

Federata ruse pranoi se 14 prej tyre ishin sportistë rus, ndër to edhe fituesja e medaljes së bronzit në kërcim së larti Anna Chicherova. Kjo e fundit u shpreh e shokuar duke deklaruar se nuk ka marrë asnjë substancë të ndaluar me vetëdije.