Telegrafi

​Linkin Park, ngjarje speciale në nder të Chester Bennington

Linkin Park njoftoi të martën se do të organizojë një event special në Los Anxheles në përkujtim të vokalistit të ndjerë të grupit, Chester Bennington.

Banda e famshme falenderoi fansat për mbështetjen pas humbjes tragjike të këngëtarit muajin e kaluar dhe në Twitter lajmëroi “eventin e veçantë publik”.

“Donim t’ju falenderonim për dashurinë e madhe që keni treguar, gjë që na ka bërë më të fortë gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë. Ne të pestë e vlerësojmë mbështetjen në një kohë që po shërohemi dhe po ndërtojmë të ardhmen e Linkin Park. Po organizojmë një event publik në Los Anxheles për të nderuar kujtimin e Chester. Do të publikojmë detaje së shpejti”, shkruan grupi muzikor.

Chester Bennington vdiq në moshën 41-vjeçare, në 20 korrik, pasi vari veten me një rrip në shtëpinë e tij, në Kaliforni. Ai la pas bashkëshorten Talinda dhe 6 fëmijë, 4 djem e 2 vajza. /KP/Telegrafi/