Site icon Telegrafi

​Ligjvënësit amerikanë votojnë kundër “emergjencës kombëtare”

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që dominohet nga demokratët, votoi për heqjen e gjendjes së “emergjencës kombëtare” të shpallur nga presidenti Donald Trump, si mundësi për të ndërtuar murin me Meksikën.

Donald Trump e shpalli “emergjencën kombëtare” pasi Kongresi nuk i akordoi mjetet e nevojshme për realizimin e një prej premtimeve të tij kryesore që kishte dhënë gjatë fushatë zgjedhore e që është muri në kufirin jugor.

Ligjvënësit amerikanë votuan 245-182 për heqjen e kësaj gjendje dhe mundësinë që Trump të përdorte mjetet e linjave të tjera buxhetore për të ndërtuar murin.

Projektligji tani shkon në Senatin e drejtuar nga republikanët, ku gjithashtu mund të kalojë, duke marrë parasysh disa shqetësime të republikanëve rreth veprimeve të presidentit.

Por Donald Trump ka paralajmëruar se do të përdorë veton nëse ky vendim shkon në zyrën e tij. Atëherë Kongresit i duhet dy të tretat e votave për të dalë kundër vetos gjë që shihet e pamundur në SHBA. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version