Site icon Telegrafi

​Leopardi sulmon turmën e njerëzve në Indi, publikohen pamjet rrëqethëse

Të paktën shtatë persona u plagosën në fshatin Mohnitol në Indinë lindore, kur u sulmuan nga një leopard në ditën e fundit të 2019.

Siç shihet në videon e postuar në YouTube, leopardi papritmas u hodh midis dhjetëra njerëzve të mbledhur. Të gjithë filluan të vrapojnë për ta nxjerrë kokën e gjallë.

Pasi plagosi dhe frikësoi fshatarët, përfshirë fëmijë, leopardi iku në pyll.

Një rojë pylli u tha mediave lokale se “nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar” pasi që  gjuetarët ishin përfshirë në ndjekjen e bishës së etur për gjak. /kp/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9wHgIyvWtjU&feature=youtu.be&has_verified=1

Exit mobile version