Telegrafi

​Kylie Jenner me koleksionin e saj rozë

Motra më e vogël e Kim Kardashian, Kylie Jenner këtë vit mbush 20 vjet dhe sic duket ka shumë befasi për fansat e saj.

Jenner e cila në vitin 2015 lansoi linjën e saj të buzëkuqeve mat, dhe prej atëherë ajo nuk ka ndalur duke i befasuar fansat e saj me ngjyra të reja dhe produkte të reja.

Me rastin e ditëlindjes së saj, ajo do të hedh në treg koleksionin e saj më të ri “KylieTurns20”, “Kylie20vjecare”.

Ky koleksion do të jetë i gjithi në ngjyrën rozë, dhe do të përmbajë produkte të ndryshme, të cilat fansat e saj duke se po presin me padurim t’i blejnë. /KP/Telegrafi