Trendet që prezantohen në rrjetet sociale, e veçanërisht grimimet e Instagramit, sjellin shumë efekte negative.
Dizajnimi i vetullave me shkëlqyes të ndryshëm , që po aplikohet shpesh nga grimerë profesionist, është treguar se ka efekte anësore shumë negative, shkruan KosovaPress.
Një hulumtim i bërë për këtë çështje ka treguar se kur është bërë pastrimi i fytyrës, nga vajzat që e kanë zgjedhur këtë model të vetullave, përveç ngjitësit që është përdorur është vërejtur edhe rënie e konsiderueshme e vetullave gjithashtu .
Një model i tillë nuk mund të mohojmë që duket shumë bukur, por është e rëndësishme që të paralajmërohet edhe për efektet anësore të tij, në mënyrë që t’i ruani sa më shumë vetullat tuaja.