Telegrafi

Conte ka disa kushte për të qëndruar te Chelsea

Trajneri italian, Antonio Conte, ka arritur ta shpallë kampione skuadrën londineze.

Pas suksesit që në sezonin e parë si trajner i Chelseat, Antonio Conte ka rritur edhe kërkesat nga pronari i klubit Roman Abramovich.

Duke parë interesimin e shtuar të Interit për ta kthyer në Itali, Conte ka kërkuar nga Abramovich që t’i sjellë gjashtë futbollistë të rinj për sezonin tjetër, në mënyrë që ai të bindet për mos t’u larguar nga Stamford Bridge.

Sipas medieve angleze, Conte ka kërkuar dy sulmues të rinj dhe katër lojtarë të kalibrit të lartë për të përforcuar të gjitha pozitat për sezonin tjetër.

Ish-trajneri i kombëtares italiane, pritet të përfitojë edhe një kontratë të re nga e cila do të ketë edhe një rritje të dukshme të pagës vjetore.