Site icon Telegrafi

​Kupa e Botës, Putin premton se Rusia do të bëjë organizim spektakolar

Të mbledhur para mureve të Kremlinit, fansat shijuan nga afër një shfaqje, ku dhjetëra të rinj parakaluan me fanellat e 16 ekipeve të ndryshme, mes tyre Italia, Spanja dhe Gjermania, tre fitueset e fundit të Kupës së Botës dhe sigurisht Rusia që do të jetë vendi organizator i kupës së radhës.

Të pranishëm në ceremoni, ishin edhe lojtarë të famshëm si Lothar Matthaus nga Gjermania, mbrojtësi italian Gianluca Zambrotta dhe spanjolli Fernando Hierro.

Teksa iu adresua pjesëmarrësvee përmes një ekrani gjigand, presidenti rus Vladimir Putin, premtoi një gosti të jashtëzakonshme të futbollit në 2018.

“Ne gjithnjë i mirëpresim të lumtur vizitorët. Premtojmë se do të organizojmë një event sportiv spektakolar. Jam i sigurtë se do të shkruajmë historinë e futbollit. Fat të mbarë të gjithëve. Shihemi në Rusi në 2018” tha Putin.

Ndërsa Colin Smith, drejtori i konkurren cës në FIFA, tha se organizimi që Rusia do t’i bëjë Kupës së ardhshme të botës do të shënjojë një pikë kthese në historinë e futbollit dhe për fansat e futbollit qark botës.

Pasi ndoqën nga afër ceremoninë e përgatitur për ta, fansat e shumtë u zhvendosën nga Sheshi i Kuq drejt fqinjit Manezhnaya, ku u lëshuan në qiell qindra tullumbace të kuqe dhe të florinjtë.

Tashmë Rusisë i mbeten plot 1 mijë ditë për të organizuar eventin më të pritur në mbarë botën, kupën e botës 2018. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version