Telegrafi

​Kryqi i Kuq mbledh fonde për viktimat në Shqipëri

Kryqi i Kuq Kroat (HCK) nisi sot mbledhjen e fondeve për popullatën e prekur në Shqipëri pas tërmetit të së martës.

Fondet e mbledhura do të shkojnë në një llogari të Kryqit të Kuq Shqiptar, që kujdeset për të evakuarit.

Kryqi i Kuq u siguron qytetarëve ushqim, ujë, furnizime higjiene, batanije, tenda, mbështetje psiko-sociale, ndihmë të parë, por edhe kërkimin dhe shpëtimin e personave të bllokuar nën rrënoja.

Sipas kësaj deklarate Kroacia po dërgon ndihmë materiale në Shqipëri, si pjesë e së cilës HCK do të dërgojë 500 komplete shtretërish dhe 2 000 pako me ushqime./ATSH/