Site icon Telegrafi

​Kroos dhe Fabinho në radarin e Mourinhos

Manchester United dëshiron që Toni Kroos dhe Fabinho të jenë dyshja e mesfushës për edicionin e ardhshëm.

Mediat italiane shkruajnë se trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho është duke menduar për disa përforcime në afatin kalimtar të verës, dhe mesfusha është prioritet i tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Mourinho dëshiron të ndërtojë një skuadër të fuqishme në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë pretendent për titullin e kampionit në Ligën Premier.

Gazetari italian shkruan se United ka përzgjedhur dyshen Toni Kroos të Real Madridit dhe Fabinho të Monacos, si objektiva të mundshëm gjatë kësaj verë.

Pos mesfushës, Mourinho dëshiron ta blindojë edhe mbrojtjen duke kërkuar Raphael Varanen. /Telegrafi/

Exit mobile version