Kriza e refugjatëve nëpër botë përmes fotografive
Burim Tmava
69 milionë njerëz janë shënuar si refugjatë këtë vit – shifër që tejkalon edhe popullsinë e Britanisë, shkruan The Indepedent.
Luftërat, katastrofat natyrore dhe krizat politike kanë detyruar miliona fëmijë në mbarë botën të braktisin shtëpitë e tyre.
Vitin e kaluar, rreth 13 milionë fëmijë refugjatë u regjistruan si të pambrojtur – në rrezik për t’u përballur me dhunë, abuzim dhe shfrytëzime të tjera. UNICEF ka publikuar një seri fotosh për të shënuar Ditët Botërore të Refugjatëve.
Shifra e njerëzve që braktisin shtëpitë për shkak të konflikteve dhe përndjekjes ishte më e lartë se 70.8 milionë në vitin 2018, ndërsa këtë vit 69 milionë refugjatë – më shumë se popullsia e Britanisë.
Të dhënat e UNICEF-it tregojnë që ashpërsia e emergjencave me të cilat përballen të rinjtë refugjatë nuk ka shënuar ndonjë përmirësim të dukshëm. Në 4 mujorin e parë të vitit 2019 në Greqi, Itali, Bullgari, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë janë regjistruar 17.300 fëmijë të pashoqëruar dhe të ndarë nga rriturit. /kp/Telegrafi/