Site icon Telegrafi

​KosovaPress në kongresin botëror të Agjencive të Lajmeve

Për herë të parë në histori, 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në 20 vjetorin e çlirimit, Republika e Kosovës, e cila po prezantohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress, po merr pjesë në Kongresin botëror të Agjencive të lajmeve, e cila po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje nga data 13 deri më 15 qershor.

Kongresi u hap nga sekretari gjeneral Maxim Minchev dhe presidenti i Bullgarisë, Ruman Radev.

Në këtë takim treditor tema kryesore do të jenë sfidat me të cilat po përballen Agjencitë e Lajmeve siç janë lajmet e rreme (fake news) e cila ka marrë përmasa botërore dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të Agjencive të Lajmeve për t’u përballur.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për sfidat që po përballen Agjencitë e Lajmeve në raport me teknologjinë e re dhe rrjetet sociale. Gjatë këtij kongresi kjo agjenci do të rritë bashkëpunimin me Agjenci botërore të lajmeve duke pas mundësi të takohet me Agjencitë e Lajmeve nga Evropa dhe mbarë bota. Ky është edhe një sukses i radhës pas pranimit te KosovaPress-it në Agjencitë e Lajmeve të Shteteve të Ballkanit( ABNA-SEE) në vitin 2017.

Kjo agjenci është ftuar në Kongresin botëror , më 4 janar të këtij viti , nga sekretari gjeneral i kongresit botëror, Maxim Minchev i cili ishte prezent në 20 vjetorin e themelimit.Kongresi botëror i Agjencive të Lajmeve mbahet çdo tre vjet . Ky Kongres është themeluar para 15 viteve dhe ky është kongresi i gjashtë.

Në këtë kongres po merr pjesë Skënder Krasniqi, CEO i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Exit mobile version