Përfaqësuesi i Federatës së Shahut të Kosovës, Mentor Bislimi ka thënë se mungesa financiare e kësaj federate po ndikon në masivizimin e shahut në vendin tonë, si dhe në marrjen e përvojave nga vendet e tjera.
Ai në Ditën Ndërkombëtare të Shahut, tha se në Kosovë ka shahistë të mirë, ndërkohë ka interesim të gjeneratave të reja që po fillojnë ta ngrisin nivelin e lojës.
Sipas tij, mbi 10 shahistë do të marrin pjesë në garën e shahut që do të mbahet këtë vit në Hungari. /KP/Telegrafi/