Site icon Telegrafi

​Konferencë për qeverisjen korporative tek bizneset familjare

Instituti Riinvest organizon sot konferencën e radhës “Qeverisja korporative tek bizneset familjare në Kosovë”, ku do të diskutohet rëndësia e kësaj forme të qeverisjes tek bizneset familjare.

Përveç kësaj, siç njoftoi Riinvest, do të prezantohen edhe gjetjet e një hulumtimi me 50 biznese të mëdha mbi gjendjen e qeverisjes korporative tek bizneset e mëdha familjare në vend.

Konferenca do të mbahet në hapësirat e Institutit Riinvest, me fillim në ora 16:00./Telegrafi/

Exit mobile version