Site icon Telegrafi

​Koncerti i Britney Spears shtyn zgjedhjet në Izrael?

Duket si e pamundur, por këngëtarja ka ndërprerë procesin demokratik në të gjithë vendin. Raportimet e mediave lokale në Izrael thonë se politikanët kanë vendosur të shtyjnë zgjedhjet për të shmangur përplasjet.

Kjo për arsyen se votuesit nuk do të mund të votojnë për shkak të trafikut që pritet të bëhet, dhe është vështirë të gjendet personel sigurimi për të siguruar procesin e votimit, pasi do të zhvillohet koncerti i Britney Spears në Tel Aviv.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto)

“Dita e zgjedhjeve është shtyrë me një ditë pasi ka një event madhështor në Yarkon Park më 3 korrik, 2017”, thuhet në një deklaratë.

Edhe pse deklaratë e kujdesshme në fjalë për sa i përket konkretisht eventit, bëhet fjalë për koncertin e parë në Izrael të Britney që fansat në këtë shtet po e presin me padurim.

Këngëtarja nis një tur koncertesh, dhe aktualisht janë konfirmuar ato në Filipine, Japoni dhe Izrael, duke shkaktuar dhe shtyrjen e zgjedhjeve për në 4 korrik.

Një zëdhënës i Partisë së Punës ka thënë për The Times of Israel se ky vendim “do ta bëjë më të lehtë për njerëzit të shkojnë të votojnë”, dhe pranon se zyrtarët kanë vështirësi në rekurtimin e rojeve të sigurisë në datën fillestare.

Exit mobile version