Telegrafi

​Komunat nuk i respektojnë rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka paraqitur para deputetëve të metat në institucione qendrore, ato lokale dhe në ndërmarrjeve publike, ku u tha sembi 50 % të rekomandimeve nuk respektohen nga Komunat.

Artan Venhari duke paraqitur raportin për vitin 2013, ka thënë se komunat vazhdojnë të kenë borxhe dhe se Zyra e Auditorit nuk është e kënaqur me zbatimin e rekomandimeve nga Komunat.

Ai ka shtuar se nuk ka mekanizëm të mbikëqyrjen e ndërmarrjeve publike. Ndërkohë, sipas tij, ndryshime pozitive në organizatat buxhetore do të ishte nëse këto organizata do të mbikëqyreshin nga grupet parlamentare.

Ndërkohë, ka filluar debati për raportin e Auditimit për vitin 2013, të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. /Telegrafi/