Site icon Telegrafi

​Komuna rrënon mbindërtimin pa leje në qendër të Prishtinës

Inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, të asistuar nga punëtorët e ndërmarrjes “Hortikultura”, sot kryen rrënimin e mbindërtimit në njërin nga objektet në sheshin “Nëna Terezë”.

Sipas njoftimit të komunës, ky rrënim është bërë pasi palës veçse i ishte tërhequr vërejtja dy herë paraprakisht se po bënte shkelje ligjore, mbindërtim pa leje.

Pas fillimit të rrënimit, pala e nënshkroi vendimin e marrë nga Drejtoria e Inspeksionit dhe e mori përsipër ta rrënojë vetë mbindërtimin pa leje.

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës porosit me këtë rast se “është e përkushtuar që ta zbatojë ligjin në Komunën e Prishtinës dhe nuk do të hezitojë që në asnjë moment të veprojë sa herë që përballet me shkelje të tilla, pavarësisht se kush i bën ato”. /Telegrafi/

Exit mobile version