Telegrafi

​Klubi nga MLS përgatit ofertë për Rooneyn

Wayne Rooney duket se i ka ditët e numëruara të Manchester United.

Sulmuesi anglez ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Jose Mourinhos dhe zgjidhja më e mirë për të duket se do të jetë largimi nga Old Trafford.

Destinacioni më i mundshëm për 31-vjeçarin duket Major Soccer League në SHBA, ku skuadra e LA Galaxy ka shprehur interesim për kapitenin e ‘Djajve të Kuq’.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Transferimet e Lojtarëve

Klubi amerikan dëshiron që ta transferojë reprezentuesin anglez qysh në afatin kalimtar të janarit, por problemi kryesor qëndron te paga e lartë që ka ai te United, prej 12 milionë funteve në vit.  Në rast se Rooney do të pranonte një ulje page atëherë Galaxy nuk do të nguronte që të bënte një ofertë zyrtare për të.

Kapiteni i United, nuk ka startuar në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ky është një sinjal që ai nuk bën pjesë në planet e Mourinhos.