Hillary Klinton ka falënderuar mbështetësit e saj, të cilët e kanë ndihmuar atë që të shënojë moment historik në skenën politike amerikane, duke u shndërruar gruaja e parë në garë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Falë jush kemi arritur një moment historik”, deklaroi ajo duke brohoritur turmat e shumta në një tubim të mbajtur në New York.
Ajo u ndje e lumtur që për herë të parë në histori të vendi një grua është përzgjedhur kandidate për presidente nga një parti e madhe.
Disa orë pas këtij fjalimi, ajo fitoi zgjedhjet në Kaliforni, duke forcuar edhe më tej kandidaturën e saj, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Ajo po ashtu fitoi zgjedhjet edhe në New Jersey, Dokten Jugore dhe në New Mexico.