Telegrafi

​Kinezet dëshirojnë t’i ngjasojnë Ivanka Trumpit

Kinezet qëndrojnë në radhë te kirurgët plastik për t’u dukur si Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, shkruan “Russia Today”.

Ivanka Trump, siç thuhet, është bërë standard i bukurisë në vendet aziatike, ndërsa disa klinika estetike të kirurgjisë në Kinë madje quhen sipas emrit të saj.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth familjes së Donald Trump

Në Kinë vajzat gjithnjë e më shumë iu drejtohen kirurgëve plastik me dëshirën që t’iu bëjnë korrigjimin e hundës, gojës dhe syve, në mënyrë që të ngjasojnë me Ivanka Trump.

Ndryshe, Kina është vendi i tretë i madh në botë në sferën e kirurgjisë plastike, ndërsa deri në vitin 2001 ishin të ndaluara operacione të tilla.