Kinezet qëndrojnë në radhë te kirurgët plastik për t’u dukur si Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, shkruan “Russia Today”.
Ivanka Trump, siç thuhet, është bërë standard i bukurisë në vendet aziatike, ndërsa disa klinika estetike të kirurgjisë në Kinë madje quhen sipas emrit të saj.
Në Kinë vajzat gjithnjë e më shumë iu drejtohen kirurgëve plastik me dëshirën që t’iu bëjnë korrigjimin e hundës, gojës dhe syve, në mënyrë që të ngjasojnë me Ivanka Trump.
Ndryshe, Kina është vendi i tretë i madh në botë në sferën e kirurgjisë plastike, ndërsa deri në vitin 2001 ishin të ndaluara operacione të tilla.