Site icon Telegrafi

​Kim Cattrall flet për “Sex and the City 3” (Foto/Video)

Aktorja Kim Catrall vazhdon të japë deklarata pas dështimit të vazhdimit të pjesës së tretë të serisë “Sex and the City 3”.

Ajo së fundi ka krahasuar dramën me “raportet toksike”. Warner Bros kishte anuluar vazhdimin e serisë, pasi nuk plotësoi kërkesat e aktores për financimin e projekteve të saja aktuale.

Edhe pse një burim i afërt me Catrall ka hedhur poshtë pohimet, tash është vetë aktorja e cila ka folur lidhur me këtë çështje.

Ajo në shoun e ITV, Life Stories, tha se nuk e ka idenë se kur ka folur për herë të fundit me aktoret tjera që ishin pjesë e filmit dhe se asnjëra prej tyre nuk e kishte thirrur për të diskutuar, pas raportimeve për anulimin e vazhdimit të serisë.

“Ky është edhe një fakt tjetër dëshpërues që askush nuk e kapi telefonin, dhe të më kontaktojë dhe të më thotë si je. Kjo është sikurse një raport toksik”, është shprehur aktorja Catrall. Drama është bërë më e madhe për shkak të raporteve të saja me aktoren tjetër Sarah Jessica Parker”.

“Cattrall kishte akuzuar Parker se ka mund të sillet më mirë. “Unë nuk jam në dijeni për problemin e saj, por ka mund të jetë më e sjellshme”, ka thënë ajo.

Nga ana e saj, aktorja Parker nuk ka komentuar akuzat e Cattrall. Cattrall ka thënë se ajo nuk përjashton pajtimin me aktoren, pasi që në mes tyre ka pasur dashuri të vërtetë gjatë këtyre viteve.

Exit mobile version