Ylli i realitetit amerikan dukej elegante në një këmishë mëndafshi dhe pantallona të ngushta lëkure.
Khloe Kardashian ka bërë paraqitjen e saj të parë publike, pasi që është raportuar se ajo është duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Tristan Thompson.
Ylli i realitet ka qenë në Nordstrom, Kalifornia, për të promovuar linjën e saj të veshjeve amerikane.
Bukuroshja 33-vjeçare kishte mbajtur barkun e saj të mbuluar në një këmishë të zezë, e cila ishte e prerë në bel me një rrip lëkure të zezë.
Ajo kishte të veshur edhe një palë pantallona të ngushta të zeza dhe këpucë të zeza. Khloe ishte e tëra në buzëqeshje, ndërsa hyri në dyqan.
Khloe është raportuar se pret fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj Tristan, dhe se ata tashmë janë të lumtur, por kjo nuk është konfirmuar nga çifti.
Tristan Thompson shpesh u ngacmua nga kolegët e tij basketbollistë për lidhjen me një prej motrave Kardashian. /KP/Telegrafi/