Telegrafi

​Këngëtarja e hitit “La Lambada” gjendet e karbonizuar

Këngëtarja braziliane, Loalwa Braz Vieira, interpretuese e hitit me famë botërore “La Lambada”, është gjetur sot e karbonizuar në veturën e saj në Saquerema, në bregdetin e rajonit të Rio de Zhaneiros, sipas burimesh policore.

“Po, e konfirmoj këtë”, ka deklaruar një polic i komisariatit lokal, por pa dhënë më shumë detaje.

Sipas medias braziliane, trupi i këngëtares është gjetur i karbonizuar në brendësi të automjetit të saj, jo shumë larg vendit ku banonte.