Katër persona janë shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese banimi në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, gjashtë ditë pasi ajo u rrëzua nga shirat e dendur.
Zyrtarë të Kryqit të Kuq kanë njoftuar se një grua ishte e para që ishte shpëtuar të enjten, ndërsa tani po merr trajtim spitalor.
36 persona janë konfirmuar të vdekur pas rënies së ndërtesës gjashtë – katëshe të premten e kaluar, ndërsa më shumë se 80 persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë edhe më tej kërkimet për personat e zhdukur, ndërsa ata që janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat po marrin trajtimin e duhur nëpër spitale.