Besfort Kosumi si gjyqtar kryesor, Fatmir Sekiraqa dhe Emond Zeqiri anësor, si dhe Alban Shala si gjyqtar i katërt, do ta ndajnë drejtësinë për përballjen në mes të Ruvanik dhe Ballymena.
Katërshja kosovare do të drejtojnë ndeshjen e dytë kualifikuese në mes të dy skuadrave që zhvillohet në kuadër të Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2 me 0 në të mirë të Ballymena. Ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme (4 korrik) me fillim prej orës 20:00 në Ishujt Faroe.
Ky njoftim, jo vetëm se është lajm i madh për katër gjyqtarët kosovarë, por është lajm i mirë edhe për Kosovën, pasi që gjyqtarët tanë kanë filluar të vlerësohen në arenën ndërkombëtare.
Kosoumi, Sekiraqa, Zeqiri dhe Shala, do të jenë nën mbikëqyrjen e UEFA-s, e që do të jetë një test i mirë për ta, për të fituar një siguri edhe më të madhe që të drejtojnë ndeshje të tjera ndërkombëtare. /Telegrafi/