Telegrafi

​Jolie dhe Paltrow thonë se ishin viktima të ngacmimit seksual nga Weinstein (Foto)

Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow janë dy aktoret e tjera që pretendojnë se ishin viktima të ngacmimeve seksuale nga producenti i Hollywoodit, Harvey Weinstein.

Të dyja thanë se incidentet ndodhën në fillimet e karrierës së tyre.Ato u janë bashkuar një varg aktoresh që akuzojnë Weinstein për ngacmime.

Të martën, ai mohoi akuzat në revistën The New Yorker.

Gruaja e Weinstein, dizajnerja Georgina Chapman, tha të martën se është duke u ndarë nga ai. “Zemra më është thyer për të gjitha gratë që kanë vuajtur dhimbje për shkak të këtyre veprimeve të pafalshme”, tha 41-vjeçarja për People.

Chapman ka lindur në Londër dhe është bashkëthemeluese e linjës së modës “Marchesa”. Me 65-vjeçarin Weinstein, kanë dy fëmijë.

Angelina Jolie ndryshe po bën tentime që të ribashkohet me Brad Pitt pas ndarjes kohë më parë.

Angelina Jolie, 2006

Weinstein është pjesë e kryetitujve tash e sa kohë për shkak të këtij skandali. /KP/Telegrafi/