Koreano-jugori Jin Jong-oh është shpallur për herë të tretë radhazi kampion olimpik në qitje me pistoletë 50 m, të mërkurën në Lojërat e Rio 2016, duke dalë para vietnamezit Hoang Xuan Vinh, fitues në garën e 10 m në Rio dhe koreano-veriorit, Kim Song Guk.
Ai është qitësi i parë që fiton në tre Lojëra Olimpike radhazi. Gjermani Ralf Schumann, “Schumi” i qitjes, para tij ka fituar tre tituj në garën me pistolete 25 m, por jo radhazi, me fitoret në 1992, 1996 e 2004.
Me medaljen e argjendit në Athinë në 2004 në 50 m dhe medaljen e artë në 10 m në Londër, Jin ka fituar pesë medalje olimpike në karrierën e tij.