I akuzuar për ngacmim seksual, ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon dha sot dorëheqjen, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë për median.
Ministri u akuzua se ka vendosur dorën në gjurin e një gazetareje gjatë një darke, gjatë konferencës së Partisë Konservatore, në 2002.
Michael Fallon deklaroi në BBC se sjellja e tij në të kaluarën nuk ishte ndoshta në lartësinë e duhur.