Telegrafi

​Jahjaga në Zvicër për të tërhequr investime

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke qëndruar në Zvicër, vend ky ku Jahjaga thotë të ketë shkuar për shqyrtimin e mundësive për investime në Kosovë.

Jahjaga, shkruan në profilin e saj në facebook se do të ketë një agjendë të ngjeshur me takime me autoritetet zvicerane por edhe me diasporën.

“Në Zvicër me një agjendë intensive takimesh me autoritetet zvicerane dhe diasporën për t’i shqyrtuar mundësitë e investimit në Kosovë”, ka shkruar presidentja. /Telegrafi/