Jaguari britanik ka bërë dy versione reli të modelit F-Type të konvertueshëm për nder të 70-vjetorit të fillimit të lansimit të veturës së parë sportive.
Bazuar në versionin me katër cilindra të këtij sportisti, modelet e reja janë të pajisura me ulëse garash, aparat për shuarjen e zjarrit.
Makinat e rely posedojnë njësinë 2.0-litërshe, si dhe versionin standard me të njëjtën fuqi prej 300 kuajsh, por me pezullimin e përmirësuar, frenat më të mira dhe performancën e përmirësuar për shtigje me baltë.
Këto modifikime ndiqen nga standardet e Federatës Botërore të Automobilave (FIA), organizmi kryesor i makinave sportive përfshirë F1 dhe Kampionatin Botëror të Rally (WRC).
Jaguar nuk ka njoftuar nëse do të përfshijë këtë makinë në ndonjë garë zyrtare të rely. /kp/Telegrafi/