Site icon Telegrafi

​Ivanka Trump: Nuk jam e shqetësuar për “hetimin rus”

Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit amerikan, pohoi se nuk shqetësohet për ndjekje të mundshme ligjore ndaj anëtarëve të familjes së saj në kuadër të hetimit për një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të Donald Trumpit.

“Unë nuk kam as më të voglin shqetësim”, tha ajo në intervistën e transmetuar sot nga stacioni ABC, e pyetur për një përfshirje të mundshme të të afërmve të saj në këtë hetim të tejzgjatur që po dëmton mandatin e miliarderit amerikan.

Hetimi i prokurorit special, Robert Mueller është i fokusuar në dyshimet për marrëveshje të fshehtë mes Rusisë dhe stafit të fushatës së kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të 2016, për ta favorizuar atë kundrejt kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Exit mobile version