Këshilltari special Robert Mueller po e heton rastin nëse ish-këshilltari i parë i sigurisë i presidentit Donald Trump, Michael Flynn, ishte përfshirë në një plan të dyshuar për të ekstraduar me dhunë në Turqi klerikun mysliman në këmbim të miliona dollarëve, njoftoi sot Wall Street Journal.
Sipas planit, Flynn, i cili u pushua nga Trump pas vetëm 24 ditësh të marrjes së detyrës dhe biri i tij, Michael Flynn Jr, do të merrnin deri në 15 milionë dollarë për largimin me forcë të Fethullah Gulenit nga shtëpia e tij në SHBA dhe ta dorëzimin atë tek qeveria turke, tha për gazetën një person i afër me hetimin.
Plani i dyshuar u shfaq gjatë hetimit më të gjerë të Mueller për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe ndonjë bashkëpunim nga kampanja e Trumpit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzon Gulen për nxitjen e një grusht-shteti të dështuar në korrik të vitit 2016 dhe po kërkon që ai të ekstradohet në Turqi, për t’u përballur me gjykim. Gulen ka mohuar përfshirjen e tij dhe varësve të tij në grusht-shtet. /kp/