Site icon Telegrafi

​Ish-futbollisti i Premierligës lufton për titull të kampionit në boks

Leon McKenzie vazhdon të mbetet i pamposhtur në boks.

McKenzie ka luajtur për skuadrat Fulham dhe Norwich City në Premierligën angleze, para se të largohej nga futbolli, kur edhe kishte vendosur që të merrej me boks.

Lexo më shumë: Detaj i ri nga Klitschko

Karriera e tij në sportin e boksit deri më tani ka shkuar si është më së miri pasi që në nëntë duelet e para ende nuk ka pësuar disfatë.

Në muajin nëntor, McKenzie do të luftojë për titullin e kampionit të Anglisë, në kategorinë e super-gjysmë të lehtë përballë kampionit Jahmaine Smyle. Ndryshe, ai është i biri i ish-kampionit britanik Clinton McKenzie si dhe nipi i tre herë kampionit të botës Duke McKenzie.

Exit mobile version