Telegrafi

​Isco beson që Reali e fiton Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Real Madridit ka folur për mundësitë që ka skuadra mbretërore për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.

Prej se është ndërruar formati i Ligës së Kampionëve, asnjë skuadër nuk ka arritur që ta mbrojë titullin e kampionit në garën më prestigjioze evropiane.

Por, Isco beson se Real Madridi mund ta thyejë këtë ‘mallkim’ dhe të bëhet ekipi i parë që e fiton dy herë rresht këtë trofe.

“Ne po kalojmë një moment shumë të mirë në këtë sezon dhe kemi mundësinë për të arritur qëllimet tona. Ne kemi skuadër për të fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, që mbeten synimet kryesore të ekipit”, ka theksuar mesfushori spanjoll.

“Prilli është një muaj shumë vendimtar për ne, të shohim si do të shkojnë ndeshjet e ardhshme” u shpreh Isco për gazetën “Marca”.

Real Madridi do të ballafaqohet me Bayern Munich në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.